Foto nga Xinhua
Kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje të martën për të shfrytëzuar plotësisht rolin e inovacionit shkencor dhe teknologjik dhe për të promovuar modernizimin e qeverisjes shëndetësore globale.
Gjatë takimi të mërkurën në Pekin me kryetarin e aleancës së vaksinave "Gavi", Jose Manuel Barroso, kreu i qeverisë kineze u shpreh se epidemia e COVID-19 ka dëshmuar edhe një herë se është jetike të forcohet qeverisja shëndetësore globale.
“Ne duhet të vendosim të drejtën e jetës dhe shëndetit të njerëzve në një pozitë të spikatur, të mbështesim konceptin e një bashkësie të përbashkët shëndetësore për njerëzimin, të përkrahim njëri-tjetrin, të bashkohemi si një trup i vetëm dhe të mbrojmë së bashku shëndetin dhe mirëqenien e njeriut", shtoi Li.
Ai tha se është e nevojshme të ruhet drejtësia dhe gjithëpërfshirja, të përmirësohet efikasiteti i shpërndarjes së burimeve të shëndetit publik dhe t'u jepet vendeve në zhvillim mundësi e barabartë për të pasur vaksina.
Li vlerësoi rolin e rëndësishëm të luajtur nga "Gavi" në luftën kundër COVID-19, forcimin e qeverisjes shëndetësore globale dhe arritjet e bashkëpunimit dypalësh, duke thënë se Kina do të vazhdojë të mbështesë punën e aleancës.
Jose Manuel Barroso, nga ana e tij, u shpreh se aleanca e vaksinave që ai drejton i kushton një rëndësi të madhe partneritetit me Kinën, e vlerëson kontributin e rëndësishëm të dhënë nga ana e Kinës në luftën kundër COVID-19 dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kinën, për të promovuar së bashku shëndetin publik global, si edhe për t'i ndihmuar vendet në zhvillim që të arrijnë objektivat e tyre të imunizimit. (Çang Çuo)