Kina nis operacionin kundër shkeljeve të të drejtave të autorit në hapësirën kibernetike
2023-08-30 14:55:00

Foto:VCG

Foto:VCG

Ditët e fundit, Administrata Kombëtare e të Drejtave të Autorit e Kinës, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit, Ministria e Sigurisë Publike dhe Zyra Kombëtare e Informacionit të Internetit e Kinës ndërmorën së bashku një goditje kundër shkeljeve të të drejtave të autorit në internet.  Kjo është hera e 19-të që qeveria kineze ndërmerr veprime për të goditur piraterinë në hapësirën kibernetike.

Veprimet ndërmerren kryesisht në tre fusha. Së pari, shkelja e të drejtave të autorit lidhur me transmetimin në internet të ndeshjeve sportive, të filmave dhe të produkteve inovative kulturore të muzeve, galerive, bibliotekave etj. Së dyti, shkelja e të drejtave të autorit lidhur me videot në internet, sidomos minivideot, lajmet dhe audiolibrat, duke dënuar transmetimin ose postimin  e veprave shumëmediale pa autorizimin e autorit. Së treti, shkelja e të drejtave të autorit nga pronarët e platformave elektronike, për shitjet në internet, shfletuesit dhe motorët e kërkimit.(Zhang Yan/Artan)