Foto nga CFP
Polonia dhe shtetet baltike kanë paralajmëruar se do të mbyllin kufijtë e tyre me Bjellorusinë, pasi i kërkuan presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenkos të dëbojë mercenarët e “Wagner”-it nga vendi.
“Ka pasur tensione në rritje në krahun lindor të NATO-s qëkur luftëtarët e “Wagner”-it u zhvendosën në Bjellorusi pas rebelimit afatshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse në qershor”, shkruan “The Independent”, citon “RTSH”.
Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkuan nga Bjellorusia të dëbojë mercenarët e mbetur nga kufijtë e tyre.
Ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski, paralajmëroi se çdo incident kritik që përfshin ushtrinë, ose një fluks emigrantësh, do të rezultonte në mbylljen e të gjitha pikave kufitare për udhëtarët dhe mallrat. (Irma)