Foto nga Xinhua
Hekurudha Mombasa-Najrobi është projekti i rëndësishëm i ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë" ndërmjet Kinës dhe Kenias. Kjo hekurudhë njihet si “rruga e gjelbër”, ku kafshët dhe hekurudha mund të jetojnë së bashku. Pranë hekurudhës mund të shikohen zebra, babunë e mjaft kafshë të tjera të egra në rrugë të veçanta për to.
Erik Solheim, ish-nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së: "Kam jetuar për disa vjet në Kenia. Nëse udhëtoni nëpër qytetin e Mombasës, sinqerisht, ai është një qytet mjaft i varfër dhe disi i rrënuar. Por pastaj, ua, ju vini në hekurudhën Najrobi-Mombasa. Stacioni hekurudhor është plotësisht i gjelbër. Është një botë krejtësisht e re. Dhe kjo hekurudhë është bërë me shumë vëmendje ndaj natyrës ku kalon, në mënyrë që elefantët dhe kafshët e tjera të kalojnë nën ose mbi hekurudhë."
Foto nga Xinhua
Në vitin 2017, hekurudha Mombasa - Najrobi filloi funksionimin. Koha e udhëtimit midis Mombasës e Najrobit u zvogëlua nga 10 orë në 4 orë. Kjo hekurudhë ndihmon në udhëtimin e banorëve vendorë dhe nxit zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kenias. Vlen të theksohet se në projektimin dhe ndërtimin e hekurudhës, gjurma e saj është përmirësuar vijimisht për të pakësuar ndikimet mbi mjedisin dhe për të shmangur Parkun e Kafshëve të Egra të Najrobit, duke vendosur shumë rrugëkalime të veçanta për kafshët e egra pranë hekurudhës, që ato të kenë mundësi të ecin të sigurta.
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”: "Ndërtimi i përbashkët i ‘Një brez, një rrugë’ zbaton konceptin e zhvillimit të gjelbër, përkrah vendet në zhvillim të zhvillojnë energjinë e gjelbër me karbon të ulët dhe nxit ndërtimin e funksionimin e inflastrukturës së gjelbër me karbon të ulët. Në kornizën e ndërtimit të përbashkët të ‘Një brez, një rrugë’, projektet e gjelbra po shndërrohen nga vizione në veprime konkrete, që kanë ofruar mbështetje për zhvillimin e vazhdueshëm global.”
"Një brez, një rrugë" është një produkt publik që Kina i ofron botës. Kjo është një platformë bashkëpunimi e hapur që thekson konsultimet e përbashkëta, ndërtimin e përbashkët dhe përfitimet e përbashkëta. Projektet në kuadër të “Një brez, një rrugë” fokusohen jo vetëm në ndërlidhjen e infrastrukturës, por edhe në mbrojtjen e mjedisit të gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon: "Nisma e Zhvillimit Global dhe ‘Një brez, një rrugë’ synojnë të përshpejtojnë realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug. Përvoja e Kinës në nxjerrjen e mbi 750 milionë njerëzve nga varfëria dhe tranzicioni në ekonominë e gjelbër me karbon të ulët në shkallë e shpejtësi duhet të ndahet me vendet e tjera."
Volodymyr Urusov, profesor i asociuar i Departamentit të Historisë të Universitetit Kombëtar të Kievit të Ukrainës: "Kina nxit aktivisht ndërtimin e mekanizmit të zhvillimit dhe të bashkëpunimit të gjelbër me karbon të ulët. Ajo ka nënshkruar mbi 50 dokumente të bashkëpunimit të mbrojtjes së mjedisit me vendet e organizatat ndërkombëtare. Me 31 vende të publikojnë propozimet e marrëdhënieve të partnerëve të zhvillimit të gjelpër nën kornizën ‘Një brez, një rrugë’."
Foto nga VCG
Falë strategjisë së zhvillimit të gjelbër, Kina është bërë vendi më i madh prodhues në botë i energjisë së përtëritshme, duke kontribuuar për 70 % të kapacitetit global të energjisë fotovoltaike dhe 60 % të kapacitetit të energjisë së erës. Prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të reja në Kinë janë renditur vazhdimisht të parat në botë për tetë vjet rresht. Teknologjia e gjelbër dhe me karbon të ulët e Kinës është bërë gjithashtu një forcë e fuqishme shtytëse për ndërtimin e përbashkët të ‘Një brez, një rrugë’ ."
Foto nga VCG
An Fengquan, zv.drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Administratës Kombëtare Energjetike të Kinës:
"Në vendet përgjatë ‘Një brez, një rrugë’, investimi ynë në energjinë e gjelbër e ka tejkaluar atë të energjisë tradicionale fosile. Vendet përgjatë ‘Një brez, një rrugë’ janë të pasura me burime të energjisë së erës, fotovoltaike, madje edhe hidroenergjetike, dhe kanë potencial të madh zhvillimi, i cili është bërë një drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë.
Andreea Manolache, ambasador rinor i Aleancës Globale të Universiteteve për Klimën, si dhe student i Shkollës së Ekonomisë dhe Menaxhimit të Universiteti Tsinghua:
"Rumania mund të përfitojë nga nisma e gjelbër dhe të eksportojë shërbimet dhe produktet e saj në Kinë dhe në vendet e tjera të nismës ‘Një brez, një rrugë’. Në të njëjtën kohë, besoj se Kina po bën shumë investime në energjinë e përtëritshme, që është një sektor në të cilin Rumania ka shumë potencial dhe për të cilin është shumë e interesuar."
Georg Zanger, presidenti i Shoqatës së Biznesit Austriako-Kineze dhe avokat i njohur:
"Pozicioni kryesor i Kinës në energjinë fotovoltaike, energjinë e erës dhe projekte të tjera të energjisë së re do të nxisë zhvillimin e energjisë me cilësi të lartë në vendet përgjatë Rrugës së Mëndafshit." (Çang Çuo)