Prodhimi i fushës më të madhe të gazit në Kinë i kalon 600 miliardë metrat kubë
2023-08-30 11:52:47

Fusha naftëmbajtëse "Changqing", fusha më e madhe e naftës dhe gazit në Kinë, ka prodhuar mbi 600 miliardë metra kubë gaz natyror, duke vendosur një rekord të ri kombëtar, njoftoi të martën kompania më e madhe prodhuese dhe shpërndarëse e naftës dhe e gazit e Kinës, "PetroChina".

Ky vëllim, i barabartë me konsumin e përgjithshëm të gazit natyror të vendit për dy vjet, mund të zëvendësojë 720 milionë tonë qymyr standard dhe të ulë lëshimet e karbonit me 1.66 miliard tonë, tha "PetroChina".

Fusha naftëmbajtëse "Changqing", në pellgun e Ordosit të Kinës Veriperëndimore, ka luajtur një rol të rëndësishëm në optimizimin e strukturës energjitike të vendit dhe përmirësimin e mjedisit ekologjik të tij, shtoi kompania.

Vlerësohet se gazi natyror vjetor i prodhuar nga kjo fushë naftëmbajtëse përbën për një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të gazit në vend, duke furnizuar mbi 40 qytete të mëdha e të mesme dhe duke përmbushur kërkesat për gaz natyror të rreth 400 milionë banorëve.