Ministri kinez i Mbrojtjes: Bashkëpunimi i qëndrueshëm Kinë-Afrikë do të nxisë qëndrueshmërinë në botë
2023-08-30 14:49:06

               Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri kinez i Mbrojtjes Kombëtare, gjenerali Li Shangfu, theksoi të martën se Kina do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Afrikën për të sjellë më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe energji pozitive në një botë plot ndryshime dhe trazira.

Li i tha këto në Forumin e tretë të Paqes dhe Sigurisë Kinë-Afrikë, që po zhvillohet në Pekin nga 28 gushti deri më 2 shtator.

Sipas tij, Kina do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Afrikën në fusha të ndryshme, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta, paqeruajtjen dhe shoqërimin e lundrimit, arsimin ushtarak, si dhe trajnimin profesional.

Forumi i tretë i Paqes dhe Sigurisë Kinë-Afrikë, me temën "Zbatimi i Nismës së Sigurisë Globale, forcimi i solidaritetit dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë", synon të konsolidojë më tej komunikimin strategjik midis departamenteve të mbrojtjes kineze dhe afrikane dhe të luajë një rol pozitiv në ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë në epokën e re.(Zhang Yan/Artan)