Vështrim mbi industrinë e sporteve elektronike të Kinës
2023-08-30 14:26:42

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sportet elektronike do të jenë për herë të parë konkurrime ku do të jepen medalje në Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës Lindore, në shtator.

Pas demonstrimit në Lojërat Aziatike 2018 në Xhakartë, në veprimtarinë e këtij viti do të ketë shtatë kategori të sporteve elektronike që do të nderohen me medalje.

Zhvillimi ekonomik i Kinës ka çuar në një fokus të fortë në digjitalizimin dhe teknologjitë e reja. Si pasojë, industria sportive në Kinë ka pasur rritje të shpejtë në dekadën e fundit.

Kina është tani tregu më i madh i sporteve elektronike në botë. Sipas "Raportit të industrisë kineze të sporteve elektronike" nga Shoqata e Publikimeve Audiovizuale dhe Digjitale e Kinës, të ardhurat e kësaj industrie arritën 144.5 miliardë juanë (21.5 miliardë dollarë) vjet, me një rritje prej gati 70 miliardë juanësh (10.4 miliardë dollarë) krahasuar me vitin 2017. Raporti bën të ditur gjithashtu se industria e sporteve elektronike kineze krijoi 75.9 miliardë juanë (10.6 miliardë dollarë) të ardhura në gjashtë muajt e parë të sivjetshëm.

Ndërkohë, të ardhurat nga lojërat e sporteve elektronike arritën 117.8 miliardë juanë (17.5 miliard dollarë) në vitin 2022, duke përbërë mbi 80 për qind të të ardhurave të kësaj industrie. Vjet u zhvilluan 108 turne të sporteve elektronike në Kinë.

Në fund të vitit të kaluar, numri i lojtarëve të sporteve elektronike ka arritur në pothuajse 488 milionë, ku meshkujt zënë 56.4 për qind dhe femrat 43.6 për qind. Nga të gjithë praktikuesit e sporteve elektronike, 38.1 për qind janë të moshës 25 - 34 vjeç dhe 27.9 për qind nën 25 vjeç.