Talebanët ndalojnë studentet që të studiojnë jashtë vendit
2023-08-30 11:03:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Qeveria talebane nuk lejon vajzat afgane që të udhëtojnë jashtë vendit për qëllime arsimimi. 

Rreth 100 vajza nuk u lejuan të udhëtonin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku do të ndiqnin shkollën e lartë me bursë, shkruan “RTSH”. 

“Qeveria talebane nuk lejoi rreth njëqind vajza të udhëtonin për të ndjekur sudimet që i kemi financuar ne. Nuk i lejuan të futeshin në avion për të cilin kishim paguar, ndërkohë që këtu u garantohej që nga studimet deri te transporti dhe akomondimi”,- deklaroi në platformën “X” Khalaf Ahmad Al Habtoor, themelues dhe drejtor i grupit “Al Habtoor”, me seli në Dubai. 

Nën sundimin taleban, vajzat afgane mbi moshën 12 vjeç nuk lejohen të studiojnë. Shumë gra nuk janë lejuar të punojnë në agjenci humanitare, iu është ndaluar të jenë të pranishme në parqe dhe vende të tjera publike, iu është ndaluar të udhëtojnë pa qenë të shoqëruara nga të afërm meshkujt, ndërsa janë mbyllur edhe sallonet e bukurisë. (Irma)