Foto nga CFP
Pekini ka regjistruar 306 punonjës socialë mjekësorë deri më tani, bëri të ditur Komisioni Komunal i Shëndetit në kryeqytetin kinez.
Sipas të dhënave, 194 punonjës socialë punojnë në institucionet mjekësore të nivelit bazë të qytetit, 131 për qind në rritje krahasuar me numrin e regjistruar në 2019, shkruan “Xinhua”.
“Prej 2022-shit, Pekini ka promovuar punën sociale mjekësore në të gjithë qytetin. Aktualisht, 33 spitale të përgjithshme, 27 spitale të specializuara, 7 spitale të mjekësisë tradicionale kineze, 33 institucione të shërbimit shëndetësor të nivelit bazë dhe një institucion i shërbimit shëndetësor publik në qytet mund të ofrojnë shërbime të kryera nga punonjësit socialë mjekësorë”, deklaroi Ye Xiaomin, zëvendësdrejtor i komisionit.
Deri më tani, punonjësit socialë mjekësorë të qytetit u kanë shërbyer më shumë se 37.000 njerëzve në nivel komuniteti. (Irma)