“Alibaba Cloud” lançon laboratorin digjital në Japoni
2023-08-30 11:40:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“Alibaba Cloud”, dega e “cloud computing” i gjigantit kinez të internetit “Alibaba”, njoftoi të martën në një konferencë shtypi në Tokio nisjen e një laboratori të transformimit digjital në Japoni, ndërsa kërkon të punojë me bizneset lokale për të përshpejtuar digjitalizimin, shkruan “Xinhua”.

Ky laborator synon të bashkëzhvillojë zgjidhje industriale inovative me anëtarët pjesëmarrës në Japoni. Sipas programit, “Alibaba Cloud” dhe partnerët e saj të teknologjisë do të ofrojnë burime të tilla si “cloud computing”, shërbime të inteligjencës artificiale dhe njohuri industriale për anëtarët e programit për të përmirësuar shërbimet e tyre.

“Jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me bizneset kryesore në Japoni për të nxitur transformimin digjital dhe përjetimin e transformimit në të gjithë sektorët përmes kësaj nisme të re”,- deklaroi Unique Song, menaxher i “Alibaba Cloud Intelligence” në Japoni.

Sipas “Alibaba Cloud”, pjesëmarrësit e programit do të mblidhen rregullisht për evente rrjeti, trajnime teknologjike dhe ndarje të trendeve të industrisë për të biseduar për aplikacionet e gjeneratës së ardhshme.

“Alibaba Cloud” pret të shohë më shumë se 60 pjesëmarrës lokalë deri në fund të këtij viti. (Irma)