Presidenti i Beninit do të vizitojë Kinën nga 31 gushti deri më 3 shtator
2023-08-29 21:38:58

foto: VCG

foto: VCG

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti i Republikës së Beninit Patrice Talon do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 31 gushti deri më 3 shtator, njoftoi të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kinës theksohet se vitet e fundit, falë angazhimit dhe udhëzimit të presidentëve Xi dhe Talon, marrëdhëniet Kinë-Benin kanë ruajtur një prirje të mirë rritjeje, me thellimin e besimit të ndërsjellë politik, bashkëpunimin e frytshëm në sektorë të ndryshëm dhe komunikimin e bashkërendimin e ngushtë në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë vizitës presidenti Xi do të organizojë një ceremoni mirëseardhjeje dhe një banket për presidentin Talon, dhe të dy krerët e shtetit do të zhvillojnë bisedime. (Li Huailiang/Artan)