
Më 29 gusht në Shqipëri nisi regjistrimi i studentëve të rinj në universitetet shqiptare.
Shumë univesitete u kanë bërë thirrje studentëve të rinj të zgjedhin degë prioritare.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, në një deklaratë për mediat mbi pranimet e studentëve të rinj, tha se ata studentë që do të studiojnë në Fakultetin e Ekonomisë, pas 5 viteve do të dalin në treg si specialistët më të kërkuar, bën të ditur “RTSH”.
Qeveria shqiptare ka shpallur prioritet kombëtar 35 programe studimi, të cilat lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesi, shkenca natyrore, matematikë, statistikë si dhe të gjitha degët e inxhinierisë që kanë të bëjnë me tokën dhe minierat.
Qeveria ka akorduar bursa për studentët që zgjedhin këto dege. Vlera e bursës është 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit studentët do punojnë për 3 vite në Shqipëri. (Fatosi)
