Kryeministri kinez bën thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit kino-amerikan
2023-08-29 21:56:00

Kryeministri kinez Li Qiang u bëri thirrje të martën Kinës dhe ShBA-së të rrisin bashkëpunimin me përfitim reciprok.

Gjatë takimit të martën në Pekin me sekretaren e Tregtisë së ShBA-së Gina Raimondo, kryeministri kinez tha se marrëdhëniet ekonomike e tregtare kino-amerikane janë me dobi të ndërsjellë.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Politizimi i çështjeve ekonomike dhe tregtare dhe shtrirja e tepërt e konceptit të sigurisë jo vetëm do të ndikojnë seriozisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe besimin e ndërsjellë, por edhe do të dëmtojnë interesat e ndërmarrjeve e të popujve të të dy vendeve dhe do të kenë një ndikim katastrofik mbi ekonominë globale, tha ai. .

Duke vënë në dukje se Kina është vendi më i madh në zhvillim dhe ShBA-ja është vendi më i madh i zhvilluar, Li tha se të dyja palët duhet të forcojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, të pakësojnë fërkimet e këndërvënien, të promovojnë rimëkëmbjen ekonomike globale e të përballen me sfidat globale së bashku.

Nga ana e saj, Raimondo vuri në dukje se administrata e presidentit Biden mbështet Kinën në zhvillimin e saj ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së popullit.

ShBA-ja nuk synon të frenojnë zhvillimin e Kinës ose të kërkojë shkëputje nga Kina, tha sekretarja amerikane e Tregtisë, duke u zotuar për vijimin e komunikimit, për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare normale ndërmjet të dy vendeve dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

ShBA-ja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike dhe luftimi i çështjes së fentanilit, theksoi ajo. (Li Huailiang/Artan)