Foto nga CFP
Prodhuesi kryesor i Kinës për automjetet me energji të re, “BYD”, njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje kornizë blerjeje me filialin në Singapor të firmës me bazë në SHBA “Jabil Inc.” për të blerë biznesin e saj prodhues në qytetet kineze Wuxi dhe Chengdu, për 15.8 miliardë juanë (rreth 2.2 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.
Sipas kompanisë, me këtë blerje vjen dhe zgjerimi i “BYD” në zinxhirin kryesor të furnizimit të elektronikës së konsumit, duke rritur më tej pjesën e tregut dhe duke konsoliduar pozicionin e saj udhëheqës në industri.
“Jabil Inc.”, një ndërmarrje e financuar nga SHBA-ja me seli në Florida, ofron shërbime të prodhimit në shumë fusha dhe renditet në krye të industrisë globale të shërbimeve të prodhimit të elektronikës. (Fatosi)