Foto nga CFP
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore, legjislatura më e lartë e Kinës, filloi sesionin e tij të pestë të hënën për të shqyrtuar projektligje të shumta dhe rishikime të ligjeve, njofton “Xinhua”.
Rendi i ditës së seancës përfshinte shqyrtimin e një projekt-revizioni të Ligjit për Rishqyrtimin Administrativ, një projekt-amendament në Ligjin e Procedurës Civile, një projekt-revidim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe një projektligj për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Ligjvënësit do të shqyrtojnë gjithashtu një projektligj për arsimin parashkollor, një projektligj për gradat akademike dhe një projekt-revidim të Ligjit për dënimet për administrimin e sigurisë publike, mes raporteve dhe projektligjeve të tjera. (Fatosi)