Autoritetet ruse konfirmojnë vdekjen e kreut të “Wagner”
2023-08-29 14:58:29
Foto nga CFP
Autoritetet ruse kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar “Wagner”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” duke cituar Komitetin Hetues Rus (SKR), njofton “ATSH”.
Prigozhin u supozua i vdekur qëkur një aeroplan u rrëzua në rrethana të paqarta pranë Moskës të mërkurën.
Prigozhin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të grupit ”Wagner” u renditën në mesin e 10 personave në bordin e avionit, të cilët humbën jetën.
“TASS” raportoi se pas identifikimit të 10 viktimave të aksidentit ajror, hetuesit rusë kanë konfirmuar se Prigozhin ishte një prej tyre. (Fatosi)
Lajmet Kryesore