Zelensky: Nëse aleatët s’na mbështesin do të mbetemi të vetëm përballë Rusisë
2023-08-29 10:53:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të mbetet vetëm përballë Rusisë nëse aleatët nuk do ta mbështesin, njofton “RTSH”.

“Besoj se ky është një rrezik i madh, patjetër që do të mbetemi vetëm”, tha ai në një intervistë për median kombëtare, ku u pyet nëse ishte koha për një lëvizje të tillë në tokën ruse.

Zelensky tha se lufta e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj varet në mënyrë kritike nga marrëdhëniet e saj me aleatët.

“Përparimi dhe përgjegjësia për Ukrainën në fushën e betejës është gjithmonë dypalëshe”, tha Zelensky, ndërsa shtoi se partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e çdo fitoreje, çdo pengese në kundërsulm, çdo veprimi mbrojtës dhe çdo dobësie.

Zelensky beson se është e mundur të arrihet çmilitarizimi i Rusisë në Krime me mjete politike.

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për sulmet nga dronët e detit në Krimenë e kontrolluar nga Rusia dhe objektivat përreth Detit të Zi. (Fatosi)