Sëmundja e etheve afrikane rrit çmimin e mishit të derrit në BE
2023-08-29 11:54:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Çmimi i mishit të derrit në vendet e Bashkimit Evropian është rritur deri në 40 për qind për shkak të rasteve të shtuara me sëmundjen e etheve afrikane, njofton “RTSH”.

Edhe në rajonin e Ballkanit pritet të vijë vala e shtrenjtimit të këtij produkti shtazor.

Ekspertët në Serbi kanë paralajmëruar edhe mungesa dhe çmime më të larta, duke nisur nga vjeshta.

Vendi ballkanik mësohet se ka importuar të njëjtën sasi kafshësh të gjalla krahasuar me vitin e kaluar, por kundrejt një çmimi 45 për qind më të lartë.

Ministria serbe e Bujqësisë përllogarit rreth 2.5 milionë krerë derra në vend, por më pak se 900 mijë janë të regjistruara.

Serbia ka skartuar rreth 31.500 krerë derra për shkak të infeksionit nga ethet afrikane. (Fatosi)