Kina boton tekstin mësimor të arsimit të lartë mbi Mendimin e Xi Jinping-ut
2023-08-29 21:32:32

foto: CMG

foto: CMG

Një tekst mësimor i arsimit të lartë lidhur me Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re është botuar dhe tani mund të gjendet në mbarë vendin.

Libri, i botuar së bashku nga Shtëpia Botuese e Arsimit të Lartë dhe Shtëpia Botuese Popullore, është materiali i parë mësimor i unifikuar që shtjellon Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re në një mënyrë tërësore dhe sistematike.

Ai përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e materialeve mësimore për filozofinë e shkencat shoqërore me karakteristika kineze.

Libri thekson arritjet e fundit në përshtatjen e marksizmit me kontekstin kinez dhe nevojat e kohës, dhe praktikat e mëdha dhe ndryshimet e thella të epokës së re.

Ekspertët dhe studiuesit në fushat teorike kanë bashkëpunuar me pedagogët e moshës së re dhe të mesme për të përpiluar këtë tekst mësimor, duke siguruar që përmbajtja e tij të përputhet me karakteristikat njohëse dhe zakonet e të mësuarit të studentëve. (Artan)