Kina nis shpërndarjen e kuotave të lëshimit të karbonit dhe kontrollin e zbatimit në dy vjetët e kaluar
2023-08-29 14:17:21

Tregu Kombëtar i Tregtimit të Lëshimit të Karbonit i Kinës nisi ditët e fundit punën e shpërndarjes së kuotave dhe kontrollin e zbatimit për vitet 2021 dhe 2022. Para fundit të këtij viti, mbi 2200 ndërmarrje të prodhimit të energjisë elektrike të përfshira do të kryejnë punën përkatëse.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, tregu kombëtar për tregtimin e sasive të uljes së lëshimit të gazrave serre që realizohet nëpërmjet zhvillimit të projekteve si energjia e përtëritshme, gjelbërimi, kursimi i konsumit të energjisë etj., do të hyjë në funksionim brenda këtij viti, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Ekologjisë dhe të Mjedisit, Liu Youbin.

Tregtimi i lëshimit të karbonit është shitblerja e kuotave të lëshimit të karbonit të përcaktuara nga organet e qeverisjes të niveleve të ndryshme për ndërmarrjet përkatëse, duke menaxhuar vëllimin e përgjithshëm të lëshimit nëpërmjet metodës së tregut. Ndërmarrjet mund të lëshojnë gazra serrë brenda kuotave të lejuara. Nëse këto kuota mbarojnë, ato janë të detyruara të ndalojnë prodhimin ose të blejnë kuota nga ndërmarrjet e tjera. Kështu që ndërmarrjet që lëshojnë më shumë, do të paguajnë më shumë, ndërsa ato që lëshojnë më pak, mund të fitojnë nga shitja e kuotave.

Pas hyrjes në fuqi në korrik të vitit 2021, ky treg ka funksionuar në mënyrë të mbarë.(Zhang Yan/Artan)