Foto nga CFP
Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar pas sulmit me armë të dielën në mbrëmje në Florida, ku mbetën të vdekur tre persona me ngjyrë.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, në Shtetet e Bashkuara s’ka vend për supremacinë e bardhë, pasi të dielën në mbrëmje në Jacksonville, 21-vjeçari Ryan Palmeter hapi zjarr ndaj tre personave me ngjyrë duke i lënë të vdekur në vend.
Guvernatori republikan i shtetit jugor Ron DeSantis, i cili ka dobësuar ligjet e Floridas për kontrollin e armëve, premtoi mbështetje financiare për sigurinë ku ndodhi sulmi për të ndihmuar familjet e prekura.
“Ajo që ai bëri është krejtësisht e papranueshme në shtetin e Floridës. Ne nuk do të lejojmë që njerëzit të jenë në shënjestër bazuar në racën e tyre”, tha DeSantis. (Fatosi)