Kina nxit zhvillimin e materialeve të përparuara kyçe
2023-08-29 14:19:59

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi të hënën një katalog të materialeve të përparuara kyçe për të nxitur zhvillimin e sektorit të materialeve të reja dhe formimin e forcave të reja të rritjes.

Katalogu përfshin metamaterialet, materialet superpërçuese, materialet e printimit 3D dhe 12 lloje materialesh të tjera.

Sipas deklaratës së Ministrisë, industria e materialeve të reja është një industri bazë dhe strategjike, që shërben si themel dhe udhëheqëse e zhvillimit të industrive me teknologji të lartë, duke treguar prirjen e zhvillimit të industrisë së materialeve të reja.