Studenti kamerunas në Universitetin e Pekinit, Joseph Olivier Mendo'o: Vizitova ato rajone ku ka qenë ai
2023-08-29 10:26:59

Joseph Olivier Mendo'o, student kamerunas në Universitetin e Pekinit:

Në vitin 2021, në emër të studentëve të huaj në Universitetin e Pekinit dhe liderëve të rinj të huaj në Kinë, mora pjesë në nënshkrimin e dy letrave për presidentin e Kinës Xi Jinping.

Kjo është letra e përgjigjes e tij për ne, studentët e huaj në Universitetin e Pekinit.

Erdha në Kinë për ta kuptuar Kinën, erdha këtu edhe me shumë pyetje. Mora një përgjigje fillestare: për ta kuptuar Kinën e sotme,

duhet të njohim më parë Partinë Komuniste të Kinës, siç është përmendur në letrën e përgjigjes të tij.

Por në këtë letër ka edhe një gjë tjetër shumë të rëndësishme për mua. Ai na ftoi për të parë me sytë tanë krahinat e ndryshme të Kinës, për ta njohur më thellësisht Kinën reale.

Kjo është shumë e drejtë dhe kjo është ajo çfarë jam përpjekur gjithmonë të bëj.