Tregu i turizmit kulturor të Shangait lulëzon në gjysmën e parë të vitit
2023-08-29 11:29:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tregu i turizmit kulturor në metropolin e Kinës lindore të Shangait dëshmoi rritje të shpejtë në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur në drejtim të trafikut dhe të ardhurave, tregojnë të dhënat nga autoritetet lokale, njofton “Xinhua”.

Nga janari në qershor, Shangai priti më shumë se 139 milionë vizitorë vendas, duke gjeneruar të ardhura nga turizmi prej më shumë se 155 miliardë juanë (rreth 21.56 miliardë dollarë amerikanë).

Sipas Administratës Komunale të Kulturës dhe Turizmit të Shangait, kjo është një rritje prej mbi 100 për qind.

Të dhënat nga gjiganti i pagesave me karta “China UnionPay”, konsumi i turizmit në Shangai gjatë gjysmës së parë të vitit arriti në 478.45 miliardë juanë, një rritje prej 77 për qind nga një vit më parë.

Në të njëjtën periudhë, Shangai pati mbi 22.000 shfaqje komerciale, duke tërhequr pothuajse 12 milionë audiencë dhe duke arritur arkëtime prej 832 milionë juanë, një rritje e jashtëzakonshme në nivelet para Covid. (Fatosi)