Franca ndalon veshjet islamike në shkolla, ministri i Arsimit: Shkelet ligji laik
2023-08-29 15:56:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Franca ka vendosur mos të lejojë veshjet islamike nëpër institucionet arsimore, duke nisur nga ky vit shkollor. Ministri i Arsimit, Gabriel Attal, tha të dielën se veshjet islamike nuk do të lejohen më në shkolla, sepse shkelin ligjin laik.

“Shkolla është laike. Ne e themi këtë në mënyrë shumë të qartë por të prerë”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë franceze Olivier Veran, gjatë një interviste për televizionin “BFM”, përcjell “Panorama”.

Vendimi për ta ndaluar veshjet islamike ka nxitur debat të ri për rregullat laike të Francës dhe nëse ato po përdoren për të diskriminuar pakicën e madhe myslimane të vendit.

Kushtetuta e Francës ua garanton qytetarëve të drejtën për ta praktikuar fenë lirshëm, por detyron shtetin dhe punonjësit e shtetit të respektojnë neutralitetin. (Fatosi)