Rrëshqitje toke dhe përmbytje pas motit të keq në Itali
2023-08-29 15:00:44
Foto nga CFP
Moti i keq me shira të dendur, që ka përfshirë kryesisht veriun e Italisë, ka shkaktuar përmbytje të mëdha.
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Savoi, linja hekurudhore Itali-Francë është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.
Tuneli i autostradës “Frejus” është i hapur vetëm për automjetet që peshojnë më pak se 3.5 tonë, njofton “ATSH”.
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit, veçanërisht erës që fryn mbi lagunë, pritet të sjellë përmbytje në Venecia.
Shira të dendur pritet të ketë edhe ne Milano, Seveso dhe Lambro.
Shiu i dendur në Milano pasditen e së dielës shkaktoi disa përmbytje, por nuk u raportuan dëme apo shqetësime të veçanta. (Fatosi)
Lajmet Kryesore