Foto nga CFP
Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një projekt-rishikim të Ligjit për Dënimet për Administrimin e Sigurisë Publike, me qëllim të përmirësimit të ruajtjes së rendit dhe ligjit në vend, njofton “Xinhua”.
Projektligji përkatës po shqyrtohet në një seancë të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Drafti i propozuar ndalon veprime të tilla si mashtrimi në provime, orkestrimin e skemave piramidale, pengimin e funksionimit të sigurt të automjeteve të transportit publik dhe hedhjen e objekteve nga ndërtesat.
Për të forcuar mbrojtjen e të miturve, drafti specifikon se veprimet që dëmtojnë të drejtat dhe interesat e të miturve do të sjellin dënime më të ashpra.
Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve të mitur nën moshën 16 vjeç, nëse prindërit e të dyshuarit ose kujdestarët e tjerë nuk janë në gjendje të jenë të pranishëm, i dyshuari duhet të shoqërohet nga të rriturit e tjerë të kualifikuar, sipas draftit. (Fatosi)