Kumtesa: Zinxhirët e furnizimit të ShBA-së ende varen nga Kina
2023-08-29 21:42:03

Politikat e ShBA-së, përfshirë tarifat, të cilat synonin shkëputjen e ekonomisë amerikane nga  ajo kineze, mund të mos e ulin varësinë e ShBA-së nga zinxhirët e furnizimit të lidhur me Kinën, sipas një kumtese të paraqitur të shtunën në konferencën vjetore “Jackson Hole” të Bankës së Rezervës Federale të qytetit Kansas.

foto: VCG

foto: VCG

Kumtesa u shkrua nga Laura Alfaro nga Shkolla e Biznesit e Harvardit dhe Davin Chor nga Shkolla e Biznesit “Tuck” në Kolegjin “Dartmouth”.

Mallrat kineze të importuara prej ShBA-së vlerësohet se kanë arritur në 203 miliardë dollarë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023, duke u ulur me 25 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë i ShBA-së.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas këtij punimi, prokurimi i drejtpërdrejtë i ShBA-së nga Kina ka rënë, ndërsa Vietnami dhe Meksika po shtojnë pjesën e importit. Megjithatë, kostoja e importeve nga Vietnami dhe Meksika po rritet.

Ndërkohë, kompanitë kineze duket se po gjejnë mënyra për të zbutur ndikimin, nëpërmjet rritjes së eksporteve dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Vietnam dhe Meksikë.

foto: VCG

“Edhe pse ShBA-ja mund të rishpërndajë prokurimin dhe importet e saj në Vietnam dhe Meksikë, ajo mund të mbetet e lidhur dhe e varur nga Kina nëpërmjet vendeve të treta, duke përfshirë Vietnamin dhe Meksikën,” shkruajnë Alfaro dhe Chor.

Importet e ShBA-së nga Kina arritën kulmin në 21.6 për qind të importeve të përgjithshme të vendit në vitin 2017 dhe kanë rënë në 16.5 për qind vjet. Në këtë punim u theksua se ndryshimi është kryesisht rezultat i politikave të qëllimshme të qeverisë së ShBA-së.  (Li Huailiang/Artan)