Këshilli i Shtetit në Kinë synon zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore
2023-08-28 16:47:47

CFP

CFP

Këshilli i Shtetit në Kinë ka diskutuar dhe miratuar plane pune për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të industrive farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore në periudhën 2023-2025, shkruan “CGTN”.

Në takim, u theksua se duhet të bëhen përpjekje për të rritur kapacitetin e furnizimit të ilaçeve më të sofistikuara me cilësi të lartë, teknologjive kryesore dhe materialeve farmaceutike, si dhe përshpejtimin e ritmit të forcimit të lidhjeve të dobëta të Kinës në pajisjet mjekësore të nivelit të lartë.

Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e mbrojtjes së sigurisë së zhvillimit të mjekësisë tradicionale kineze.

Këshilli i Shtetit u shpreh për politika mbështetëse që duhet të rregullohen mirë për të nxitur përmirësimin e pajisjeve mjekësore vendase dhe duhet t'u jepet mbështetje universiteteve dhe ndërmarrjeve në kultivimin e përbashkët të një grupi talentesh udhëheqëse në këtë sektor. (Fatosi)

CFP

CFP