CFP
CFP
Junta në Niger i kërkoi ambasadorit francez në Niamey që të largohej nga vendi brenda 48 orëve, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Nigerit, citon “RTSH”.
Në një deklaratë të publikuar nga transmetuesi shtetëror “ORTN”, Ministria e Jashtme e Nigerit bëri të ditur se ambasadori Sylvain Itte kishte refuzuar të merrte pjesë në një takim të planifikuar me ministrin e Jashtëm të vendit.
Ministria njoftoi se autoritetet e Nigerit kishin tërhequr kredencialet e Itte, duke përmendur gjithashtu veprime të tjera nga qeveria franceze që janë kundër interesit të vendit.
Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate, bëri të ditur se në internet qarkullonin imazhe letrash nga Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit, që bënin thirrje për largimin e personelit diplomatik amerikan.
Zyrtarët e Nigerit thanë se këto thirrje nuk janë bërë nga ministria dhe se asnjë kërkesë e tillë nuk i është bërë qeverisë amerikane. (Fatosi)
CFP