Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë shënon rritje
2023-08-28 15:42:44

CFP

CFP

Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë shënoi rritje javën e kaluar, mes një rënie të lehtë në furnizimin e transportit, treguan të dhënat e industrisë, shkruan “Xinhua”.

Indeksi arriti në 1.025.67 pikë në javën nga 21 deri në 25 gusht, 0.07 për qind më shumë krahasuar me një javë më parë, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe Grupi i Logjistikës Guangdong Lin'an.

CFP

CFP

Nënindeksi për çmimet e logjistikës së ngarkesave të plota të kamionëve, i cili mat kryesisht mallrat me shumicë dhe transportin rajonal, ishte 1027.2 pikë, duke u rritur 0.09 për qind nga një javë më parë. (Fatosi)