Vlera e fondeve të ofertave publike në Kinë arrin 28.8 trilionë juanë
2023-08-28 15:59:28

CFP

CFP

Asetet nën menaxhimin e fondeve të ofertave publike në Kinë arritën në 28.8 trilion juanë (rreth 4 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të korrikut të këtij viti, treguan të dhënat nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës, njofton “Xinhua”.

Deri në fund të muajit të kaluar, gjithsej 11.039 fonde me oferta publike po operoheshin nga 144 kompani të menaxhimit të fondeve.

Sipas të dhënave, shkalla e fondeve të mbyllura ishte në 3.75 trilionë juanë, ndërsa për fondet e hapura në rreth 25.06 trilionë juanë.

Nga 144 kompanitë e administrimit të fondeve, 48 janë të financuara nga jashtë dhe 96 janë firma vendase, bëri të ditur shoqata. (Fatosi)