Shpimi i parë mbi 10 000 m thellësi në Kinë arrin në gjysmë
2023-08-28 19:17:00

Foto nga People.cn

Thellësia e shpimit të atij që synohet të jetë pusi i parë mbi 10 000 metra në Kinë, arriti të dielën në 6 000 metra.

Me thellësi projektimi prej 11 100 metrash, pusi ndodhet në brendësi të Taklimakanit, shkretëtirës më të madhe në Kinë, brenda pellgut Tarim të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore.

Kina filloi në maj të këtij viti shpimin, që përbën një pikë referimi në eksplorimin e saj në thellësi të Tokës.

Gjatë procesit të shpimit, pajisjet, duke përfshirë majat e turjelave dhe gypat e shpimit me peshë më shumë se 2000 tonë, hynë thellë në Tokë, duke depërtuar në më shumë se 10 shtresa kontinentale.

Pellgu Tarim është një ndër zonat më të vështira për t'u eksploruar për shkak të mjedisit të tij të ashpër tokësor dhe kushteve të ndërlikuara nëntokësore. (Çang Çuo)