Trafiku i pasagjerëve në Kinë, rritje me 47% në korrik
2023-08-28 15:56:35

CFP

CFP

Kina trajtoi gjithsej 910 milionë udhëtime pasagjerësh nëpërmjet transportit tregtar muajin e kaluar, një rritje prej 47 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur Ministria e Transportit, njofton “Xinhua”.

Një total prej 8.21 miliardë udhëtime pasagjerësh u kryen në zonat urbane në korrik, një rritje prej 14.7 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave.

Investimet e aseteve fikse në transport arritën në 348.6 miliardë juanë (rreth 48.55 miliardë dollarë amerikanë) muajin e kaluar, 5.3 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas ministrisë.

Investimet e aseteve fikse në hekurudha u rritën 8 për qind në bazë vjetore në 66.4 miliardë juanë në korrik, ndërsa për rrugët detare u rritën 4.8 për qind në bazë vjetore në 271.6 miliardë juanë.

Investimet në sektorin e aviacionit civil arritën në 10.5 miliardë juanë, 2.5 për qind më shumë në bazë vjetore. (Fatosi)