Mielnik Maciej Dominik vitizoi qytetin Yichang të provincës Hubei, meë 30 korrik / foto nga "China Daily"
“Pa Iniciativën “Një brez, një rrugë” nuk do të kisha ardhur në Kinë dhe nuk do të kisha mundësi të përmbushja ëndrrat e mia. Unë shpesh me shaka u them miqve të mi se presidenti Xi Jinping ka rregulluar personalisht një punë për mua," tha F, një 34-vjeçar polak që themeloi kompaninë e tij ndërkombëtare të logjistikës Hao Duo Huo që do të thotë "shumë mallra" në kinezisht në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës Qendrore.
Lidhja e Dominikut me Kinën është e thellë. Gjatë fëmijërisë së tij, motra e tij ndoqi studimet në Kinë. Me prindërit e tij të zhytur në biznesin e tyre, Dominik dërgohej në Kinë çdo vit gjatë pushimeve të verës dhe dimrit për të kaluar kohë me motrën e tij.
“Hera e parë që erdha në Kinë ishte në vitin 1997. Motra ime qëndroi në Kinë gjithsej 15 vjet dhe ia doli shumë mirë”, tha Dominik. “Duke parë mundësitë e shumta në Kinë, vendosa të vazhdoj arsimin tim universitar këtu”.
I ndikuar nga prindërit e tij, Dominik zgjodhi të studionte tregtinë ndërkombëtare në Universitetin Normal të Kinës Qendrore në Wuhan në vitin 2009. Gjatë gjithë studimeve të tij, Dominik ndërmori shumë udhëtime. Angazhimi në shumë ndërveprime me njerëzit gjatë udhëtimeve të tij e përmirësoi me shpejtësi aftësinë e tij në gjuhën kineze.
"Gjëja ime e preferuar në Kinë janë të gjitha vargjet malore. Edhe kur jam në qytet, më pëlqen të ngjitem lart për të admiruar peizazhin e bukur," tha ai.
Pas përfundimit të studimeve universitare, Dominik shkoi në Shenzhen të provincës Guangdong, për të nisur një karrierë në tregti. Aty u ndesh për herë të parë me fushën e logjistikës.
"Polonia është një vend i rëndësishëm tranziti për Expressin hekurudhor Kinë-Evropë dhe falë Iniciativës “Një brez, një rrugë”, sektori i logjistikës në Poloni ka lulëzuar.
Do të ishte marrëzi të mos shfrytëzohej një mundësi kaq e mirë," tha Dominik teksa përmendi arsyet e aspiratës së tij për të filluar biznesin.
Mielnik Maciej Dominik dhe miqtë e tij kinezë në provincësn Sichuan gjatë udhëtimit të tij të parë në Kinë më 1997 / foto nga "China Daily"
"Unë jam shumë i dhënë pas aktiviteteve në natyrë dhe mjedisi natyror i Wuhan-it është mahnitës. Unë e vlerësoj vërtet stilin e jetesës këtu," tha Dominik.
Duke shpjeguar pse zgjodhi këtë emër biznesi, Dominik ndau dy arsye kryesore: "E para është se unë dua që kompania ime të ketë një bollëk mallrash për të shitur në mënyrë që të ketë shumë fitime. Dhe së dyti, Kina ofron një pasuri produktesh cilësore dhe unë dua t'i dorëzoj ato në çdo cep të botës, duke përhapur gëzim dhe komoditet për më shumë njerëz."
Për Dominik, puna në industrinë e logjistikës është diçka që i sjell atij një ndjenjë të madhe arritjeje. Xhaxhait të tij në Poloni i pëlqen të ngasë biçikleta, por ai është pothuajse 70 vjeç dhe e ka pak të vështirë të pedalojë, kështu që Dominik i bleu një biçikletë elektrike të nivelit të lartë dhe ia dërgoi përmes kompanisë së tij të logjistikës.
"Sapo xhaxhai im e mori atë, shumë njerëz në fshat e panë dhe kërkuan një të tillë gjithashtu. Kështu që unë dërgova disa të tjera. Tani është krijuar një klub për biçikleta elektrike në fshat," tha ai me krenari.
Mielnik Maciej Dominik në zyrën e tij / foto nga "Changjian Daily"
Aktualisht, klientët e kompanisë së tij janë kryesisht prodhues të veshjeve dhe pajisjeve elektronike, me pjesën më të madhe të produkteve të destinuara për në Evropë. Duke folur për planet e tij të së ardhmes, Dominik shpreh një ndjenjë të fortë besimi:
"Tani që kam kompaninë time tregtare, në të ardhmen, do të doja të krijoja një platformë online të shitjes me pakicë si Amazon, duke kontrolluar të gjithë zinxhirin e furnizimit nga blerja te dërgimi deri në dorëzim. Si rezultat, më shumë produkte të prodhuara në Kinë mund t'u dërgohen konsumatorëve në të gjithë botën."