Hebei sheh rritje të qëndrueshme të tregtisë së jashtme në janar-korrik
2023-08-28 16:14:01

CFP

CFP

Provinca Hebei në Kinën veriore shënoi rritje të qëndrueshme të tregtisë së jashtme në shtatë muajt e parë të vitit.

Importet dhe eksportet totale të Hebeit në këtë periudhë u rritën 4 për qind në bazë vjetore në 320 miliardë juanë (rreth 43.9 miliardë dollarë amerikanë), bëri të ditur Dogana Shijiazhuang, shkruan “Xinhua”.

Eksportet arritën në 195.94 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 5.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa importet u rritën me 1.7 për qind në 124.08 miliardë juanë.

Tregtia e provincës me partnerët e saj kryesorë tregtarë, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, arriti respektivisht në 44.49 miliardë juanë dhe 34.13 miliardë juanë.

Nga janari në korrik, tregtia e provincës me vendet e “Një brez, një rrugë” u rrit 9.8 për qind në bazë vjetore në 116.23 miliardë juanë.

Eksportet e produkteve mekanike, elektrike, të punës dhe bujqësore ruajtën po ashtu rritjen.

Provinca gjithashtu rriti importet e mineralit të hekurit, qymyrit dhe sojës. (Fatosi)