Firmat kineze promovojnë markat në FIBA WC për shikueshmëri globale
2023-08-28 17:18:25

Markat e njohura kineze nga sektorët e qumështit, elektronikës dhe veshjeve sportive do të konkurrojnë për vëmendjen e sportdashësve në Kupën e Botës në Basketboll FIBA 2023.

Ata kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistët më të mirë të botës. Përveç kësaj, ata janë ndër sponsorët kryesorë të ngjarjes kryesore të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, e cila shkon me shkurtesën FIBA.

Kupa e Botës në Basketboll FIBA 2023 do të hapet të premten në Filipine, Japoni dhe Indonezi dhe do të zgjasë deri më 10 shtator, ku do të marrin pjesë 32 ekipe dhe do të zhvillohen 92 ndeshje.

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Në prag të turneut, shumë marka kineze të veshjeve sportive njoftuan bashkëpunime me ekipet dhe lojtarët pjesëmarrës.

Më 12 korrik, ylli amerikan i NBA-së Kyrie Irving njoftoi një marrëveshje me kompaninë kineze të veshjeve sportive ANTA. Lojtari do të ketë një pale këpucë me firmë nga marka dhe do t'i bashkohet kësaj të fundit si shefi kreativ në një partneritet që do të krijojë një sërë kampesh rinore në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Peak Sports, një prodhues kinez i veshjeve sportive, ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare sponsorizimi të këmishave me ekipin kombëtar të basketbollit të Sudanit të Jugut.

Marrëveshja u nënshkrua një javë përpara se skuadra të fillonte fushatën e saj në Kupën e Botës me një ndeshje kundër Porto Rikos në Manila, kryeqyteti i Filipineve.

Me këtë, numri i ekipeve të sponsorizuara nga Peak u rrit në gjashtë, duke përfshirë Zelandën e Re dhe Gjermaninë.

foto: VCG

foto: VCG

Nga 10 “Partnerët Globalë” që ka Federata Ndërkombëtare e Basketbollit për këtë Botëror, pesë janë markat kineze: Ganten, TCL, Tencent, Wanda dhe Yili.

Yili do të gëzojë të gjitha të drejtat dhe përfitimet standarde të ofruara për FIBA Global Partners. Produktet e saj do të jenë të stampuara me logo, tekst, ikona dhe imazhe që promovojnë partneritetin.

Liu Chunxi,(Liu Çunsë) presidenti ekzekutiv i Yili Group, kishte thënë për bashkëpunimin më herët: "Kupa Botërore e Basketbollit FIBA është një nga ngjarjet më të mëdha në sportin ndërkombëtar dhe ne mezi presim të ndihmojmë në promovimin e tij dhe përdorimin e një turneu kaq të madh për të shfaqur markën dhe produktet tona globalisht. Ndjehet si një përshtatje e shkëlqyer për ne."

foto: VCG

foto: VCG

Jason Yu, menaxher i përgjithshëm i Kantar Worldpanel China, tha se Kupa Botërore e basketbollit është një nga ngjarjet sportive më me ndikim në botë dhe gjithashtu një fushë beteje marketingu për markat. Mund të ndihmojë markat të rrisin më tej ndikimin e tyre në Kinë dhe jashtë saj.

"Qindra miliona tifozë kanë parë lojëra basketbolli në Kinë, gjë që shpjegon pse më shumë marka duan të forcojnë lidhjet e markave me lojërat e basketbollit përmes sponsorizimit dhe aktiviteteve të lidhura me marketingun, për të nxitur më shumë ndërveprime me konsumatorët para dhe pas lojërave," tha Yu.

"Investimi do të ndihmojë në forcimin e propozimit të vlerave dalluese të markave për të fituar më shumë mendime të konsumatorëve."