Kina dënon akuzat e falsifikuara të ShBA-së ndaj studentëve kinezë për qëllime politike
2023-08-28 20:26:16

Foto nga MPJ

Ministria e Jashtme kineze e dënoi të hënën ShBA-në për akuzën ndaj një studenti kinez për të ashtuquajturin krim i "mashtrimit me vizën", duke thënë se një sjellje e tillë ishte shtypje pa dallim për qëllime politike.

Raportohet se një student kinez u arrestua dhe u ndoq penalisht nga agjencia amerikane e zbulimit dhe sigurisë, Byroja Federale e Hetimit (FBI), sipas së ashtuquajturës Proklamatë Presidenciale 10043, duke e akuzuar atë për "fshehje të qëllimshme të përvojës së arsimit ushtarak" dhe "mashtrim me vizën”, që dënohen maksimalisht me 10 vjet burg. Por studenti ndoqi vetëm disa klasa që autoritetet amerikane i quajnë "të ndjeshme". Për më tepër, FBI-ja vodhi të dhënat personale të studentit nga materialet e tij të aplikimit për studim dhe i përdori ato si "provë".

Përveç këtij rasti, tre studentë kinezë u arrestuan dhe u morën në pyetje kohët e fundit nga personeli i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së për një periudhë të gjatë kohore, raportoi "Global Times".

Shkëmbimet njerëzore e kulturore janë themeli i shkëmbimeve ndërmjet Kinës e ShBA-së dhe shkëmbimet akademike, arsimore, shkencore dhe teknologjike janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e ShBA-së, theksoi Wang.

Ai vuri në dukje se, ndërsa pala amerikane vazhdon të thotë se mbështet shkëmbimet e tilla dhe mirëpret studentët kinezë në ShBA, ajo ende vazhdon praktikat e gabuara të administratës së mëparshme, abuzon me konceptin e sigurisë kombëtare dhe kufizon studentët kinezë që të shkojnë në ShBA për të studiuar ose kryer kërkime, çka minon seriozisht të drejtat dhe interesat e ligjshme të këtyre studentëve dhe dëmton rëndë atmosferën e shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit arsimor normal Kinë-ShBA.

"Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të zbatojë deklaratën e saj për mikpritjen e studentëve kinezë, të shfuqizojë Proklamatën Presidenciale 10043 të paragjykuar dhe të ndalojë përdorimin e sigurisë kombëtare si një justifikim për të shtypur studentët kinezë që studiojnë në SHBA”, tha Wang.

Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të qytetarëve kinezë dhe gjithashtu u kujton studentëve që shkojnë në ShBA të jenë vigjilentë ndaj rreziqeve përkatëse, shtoi ai. (Çang Çuo)