Helikopter (Foto Panorama)
Njëzet e tre marinsa amerikanë janë plagosur pasi avioni ushtarak “Osprey” u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake në Australi, bën të ditur komisioneri i Policisë së Territorit Verior të Australisë, Michael Murphy, njofton “Panorama”.
Disa marinsat u transferuan në spital, njëri prej të cilëve u fut në sallën e operacionit, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje, deklaroi kryeministrja e Territorit të Veriut, Natasha Fyles, gjatë një konference për shtyp të dielën.
Incidenti ndodhi gjatë stervitjes “Predator's Run 2023” tha një zëdhënës i Departamentit australian të Mbrojtjes.
Aksidente të shumta që përfshijnë avionët ushtarakë “Osprey” janë raportuar gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, pesë marinsa amerikanë vdiqën pasi avioni i tyre “MV-22B Osprey” u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pranë Glamis, Kaliforni. Në të njëjtin vit, katër marinsa u vranë kur avioni “Osprey” u rrëzua gjatë stërvitjeve të NATO-s në Norvegji. Dy aksidente me avionë ushtarakë “Osprey” ndodhën në vitin 2017. (Fatosi)