Kina i kërkon Japonisë të ndalë lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në det
2023-08-28 16:15:11

CFP

CFP

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti një mbledhje plenare gjatë fundjavës, ku u diskutua bashkëpunimi midis OKB-së dhe Forumit të Ishujve të Paqësorit.

Geng Shuang, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, deklaroi se Japonia vendosi në mënyrë të njëanshme të shkarkojë ujërat e ndotura bërthamore në det, shpërfilli interesat publike dhe ia kaloi botës rrezikun e ndotjes bërthamore, gjë që ishte jashtëzakonisht egoiste.

Geng tha gjithashtu se Kina i kërkon fuqishëm Japonisë të ndalojë menjëherë planin e shkarkimit të oqeanit, të komunikojë me vendet fqinje me sinqeritet dhe vullnet të mirë, të asgjësojë ujin e ndotur në një mënyrë të përgjegjshme dhe të pranojë mbikëqyrjen rigoroze ndërkombëtare. (Fatosi)