Foto nga VCG
Kina ka publikuar një sërë masash për të forcuar kultivimin dhe menaxhimin e talenteve të reja tekniko-shkencore, për të ndihmuar përpjekjet e vendit për vetëmbështetje më të madhe dhe për t'u kthyer në një fuqi shkencore dhe teknologjike.
Dokumenti, i publikuar nga zyrat e përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshillit të Shtetit, nxit përpjekjet për të mbështetur dhe udhëhequr talentet e reja që t'i shërbejnë zhvillimit me cilësi të lartë, duke i inkurajuar ata të kryejnë risi origjinale, të arrijnë përparime dhe t'i përdorin rezultatet e kërkimit në praktikë.
Sipas dokumentit, talentet e reja tekniko-shkencore duhet të luajnë rol të spikatur në misionet e mëdha tekniko-shkencore kombëtare, studimet mbi teknologjitë kryesore në fushat kyçe dhe kërkimet tekniko-shkencore emergjente.
Në parim, shkencëtarët nën moshën 40 vjeç duhet të përbëjnë të paktën 50 për qind të drejtuesve të projekteve dhe anëtarëve kryesorë në këto projekte.
Dokumenti thekson gjithashtu rëndësinë e shfrytëzimit të rolit këshillues të talenteve të reja tekniko-shkencore në vendimmarrje.
Ai gjithashtu përfshin, ndër të tjera, masa për të lehtësuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, forcimin e mbështetjes financiare, zvogëlimin e barrës jokërkimore për talentet tekniko-shkencore dhe sigurimin e mirëqenies së tyre. (Çang Çuo)