Foto nga MPJ
Kina kundërshton shtrembërimin e fakteve, krijimin e mosmarrëveshjeve dhe shfaqjen e forcës nga ushtria amerikane, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin kur iu përgjigjur pyetjeve mbi deklaratat e ushtrisë së ShBA-së. Sipas tij, Roja Bregdetare Kineze ka marrë masat e nevojshme sipas ligjit për të mbrojtur sovranitetin dhe të drejtat dhe interesat detare të Kinës, gjë që është e kuptueshme, dhe ShBA-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë.
Ditët e fundit, Carl Thomas, komandanti i Flotës së Shtatë të Marinës së ShBA-së, tha në Filipine se "veprimet provokuese të Kinës në Detin e Kinës Jugore duhet të sfidohen dhe të frenohen nga vendet e tjera".
Lidhur me këtë, Wang Wenbin u shpreh: "Anijet ushtarake amerikane kanë shfaqur forcën në Detin e Kinës Jugore, çka është një veprim i vërtetë agresiv. Pala kineze i kërkon palës amerikane që të respektojë sovranitetin e të drejtat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe përpjekjet e bëra nga vendet në këtë rajon për ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore. Pala amerikane duhet të ndalojë fjalët e veprimet që nuk janë në favor të paqes e qëndrueshmërisë rajonale dhe mos të bëhet shkatërruese e paqes dhe qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore."