Ekspozita Kinë-Azia Verilindore përfundon me investime rekord në projekte
2023-08-28 16:35:36

CFP

CFP

Gjatë ekspozitës së 14-të Kinë-Azinë Verilindore, e cila përfundoi të dielën në Changchun, kryeqendra e provincës Jilin të Kinës verilindore, u arritën marrëveshje investimesh me vlerë 84.48 miliardë juanë (rreth 11.59 miliardë dollarë amerikanë), njofton “Xinhua”.

Gjatë ekspozitës pesëditore u nënshkruan gjithsej 99 projekte, duke vendosur një rekord të ri për sa i përket shkallës së investimeve të projekteve, tha Lyu Haiqiang, zëvendësdrejtor i komitetit ekzekutiv të ekspozitës.

Sipas tij, këto sipërmarrje përfshijnë një spektër të larmishëm sektorësh, si energjia e re, bujqësia moderne, prodhimi i pajisjeve, farmaceutika, kujdesi shëndetësor dhe shërbimet moderne.

CFP

CFP

Në ekspozitën me temë “Zhvillimi i përbashkët i Azisë Verilindore në bashkëpunim për të ardhmen”, morën pjesë mbi 20.000 tregtarëve nga 123 vende dhe rajone. Ndërsa një platformë në internet tërhoqi mbi 1840 ekspozues që kërkonin mundësi bashkëpunimi në Azinë Verilindore, një nga rajonet më dinamike në botë.

Ekspozita Kinë-Azia Verilindore është bërë një platformë e rëndësishme për ndërtimin e konsensusit dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve fqinje e më gjerë. (Fatosi)

CFP

CFP