185 vende bien dakord për krijimin e një fond të ri inovativ për biodiversitetin
2023-08-27 18:20:54

Biodiversiteti (Foto Dailysun)

Biodiversiteti (Foto Dailysun)

Udhëheqësit mjedisorë të 185 vendeve ranë dakord në Asamblenë e shtatë të Fondit Global të Mjedisit për të nisur një fond të ri inovativ për biodiversitetin që do të tërheqë fonde nga qeveritë, filantropia dhe sektori privat.

Fondi i ri Kuadër i Biodiversitetit Global krijohet për të mobilizuar dhe përshpejtuar investimet në ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e specieve të egra dhe ekosistemeve, shëndeti i të cilave është nën kërcënim nga zjarret, përmbytjet, moti ekstrem dhe aktiviteti njerëzor, u bë e ditur në një njoftim për shtyp, citon “Xinhua”.

Fondi i ri do të mobilizojë dhe disbursojë burime të reja publike, private dhe filantropike, me fokus në qëndrueshmërinë e biodiversitetit dhe ekosistemeve, thuhet në njoftim, duke shtuar se deri në 20 për qind të burimeve të tij do të mbështesin nisma për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Ai gjithashtu do t'i japë përparësi mbështetjes për shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara, të cilat do të marrin më shumë se një të tretën e burimeve të fondit, thuhet në njoftim.

Asambleja e Fondacionit Global të Mjedisit, që zhvillohet çdo katër vjet, mblodhi rreth 1500 përfaqësues nga e gjithë bota në Vankuver, Kanada, gjatë 22-26 gushtit. (Irma)