Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë shënuan rritje me rreth 80 përqind në korrik
2023-08-27 18:42:28

CFP

CFP

Hekurudhat e Kinës trajtuan 409.19 milionë udhëtime pasagjerësh në korrik, duke shënuar një rritje me 80.9 për qind në bazë vjetore, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit, cituar nga “Xinhua”.

Sipas ministrisë, 414.89 milionë tonë mallra u transportuan përmes hekurudhave muajin e kaluar, 0.1 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, udhëtimet e pasagjerëve të kryera nëpërmjet hekurudhave të vendit u rritën me 115.1 për qind në bazë vjetore në rreth 2.18 miliardë.

Vëllimi i ngarkesave të transportuara nga këto hekurudha arriti në 2.91 miliardë tonë, 0.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Të dhënat treguan gjithashtu se investimet e aseteve fikse të Kinës në hekurudha arritën në 371.3 miliardë juanë (rreth 51.65 miliardë dollarë amerikanë) në periudhën janar-korrik, një rritje prej 7.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. (Irma)