Kina do të forcojë monitorimin e produkteve detare
2023-08-27 18:10:21

CFP

CFP

Kina do të forcojë monitorimin e rreziqeve të kontaminimit bërthamor të produkteve detare për të siguruar cilësinë e tyre të sigurisë, deklaroi një zyrtar nga Ministria kineze e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Sipas tij, derdhja nga Japonia e ujit të ndotur nga Fukushima në oqean është egoiste dhe e papërgjegjshme, citon “Xinhua”.

“Ministria i kushton rëndësi të madhe sigurisë së produkteve detare dhe do të forcojë monitorimin e tyre në përputhje me standardin kombëtar të përqendrimit të kufizuar të substancave radioaktive, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur interesat e popullit kinez”,- tha zyrtari.

Ai theksoi se do të monitorohet nga afër dëmi i mundshëm i shkaktuar nga uji i kontaminuar në peshkimin detar të Kinës, për të mbrojtur zhvillimin e shëndetshëm të sektorit. (Irma)