Dunhuang/CFP
Ekspozita e gjashtë Ndërkombëtare Kulturore e Rrugës së Mëndafshit, që do të zhvillohet më 6-7 shtator në Dunhuang, në procinvën kineze Gansu, do të ketë Turkmenistanin si të ftuar nderi të eventi, bëri të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MCT), citon “Xinhua”.
Ekspozita organizohet nga MCT, Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit, Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare dhe qeveria provinciale e Gansu.
“Muzeu kombëtar i Turkmenistanit do të luajë një rol udhëheqës në organizimin e ngjarjeve të ekspozitës për kulturën, artin dhe mallrat e vendit, si i ftuar nderi i eventit”,- deklaroi zyrtari i ministrisë, Peng Yubin.
Mbi 1200 të ftuar vendas dhe të huaj pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes. Në ekspozitë do të ketë forume, ekspozita dhe shfaqje, tha He Xiaozu, kreu i Departamentit provincial të Kulturës dhe Turizmit në Gansu.
Ministria bëri të ditur se gjatë aktivitetit do të mbahen edhe panaire të bashkëpunimit ekonomik dhe seminare në sektorin e radiotelevizionit. (Irma)