Laosi dhe Kina synojnë të rrisin bashkëpunimin tregtar
2023-08-27 16:48:14

CFP

CFP

Në kryeqytetin e Laosit, Vientiane, u zhvilluan bisedime me operatorë të biznesit kinez, ku u diskutuan mënyrat për të forcuar lidhjet dypalëshe drejt rritjes së tregtisë dhe investimeve në Laos, shkruan “Xinhua”.

Takimi u bashkëkryesua nga presidenti i Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë (LNCCI) në Laos, Oudet Souvannavong, dhe Xu Ningning, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Biznesit Kinë-ASEAN dhe Kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Industrial RCEP.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan për aspektet e bashkëpunimit në tregti, investime, importe dhe eksporte dhe projekte arsimore në Laos.

Souvannavong tha se takimi forcoi lidhjet e biznesit midis Laosit dhe Kinës, gjë që do të përshpejtonte zhvillimin e bujqësisë dhe do ta bënte sektorin financiarisht më të fortë.

Ndërsa Xu theksoi se ka shumë potencial për zhvillim të mëtejshëm ekonomik midis dy vendeve, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe protokollet rajonale. Sipas tij, duke thelluar zhvillimin ekonomik, inovacioni do të çojë në zgjerimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit strategjik si dhe zbatimin praktik për krijimin e një partneriteti strategjik midis Laosit dhe Kinës. (Irma)