Provinca malore e Kinës digjitalizon mbi 10.000 kompani
2023-08-27 18:19:44

CFP

CFP

Provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore ka promovuar përmirësime digjitale në më shumë se 10.000 ndërmarrje në përpjekjen e saj për të ndërtuar një qendër të të dhënave të mëdha, deklaroi Lou Song, nënkryetari i Administratës lokale të Zhvillimit të të Dhënave të Mëdha, citon “Xinhua”.

Sipas tij, numri i kompanive lokale që përqafojnë digjitalizimin është rritur në 10.574 që nga viti 2018 kur filloi digjitalizimi i korporatave.

Lou tha se Guizhou do të vazhdojë të rregullojë burimet kompjuterike të kanalizuara nga rajonet lindore të Kinës, do të ndërtojë një bazë kompjuterike për vendin, si dhe do të përdorë digjitalizimin për të fuqizuar bizneset dhe fusha të tjera, nga operacionet e qeverisë te menaxhimi urban.

CFP

CFP

Guizhou, vitet e fundit, ka shfrytëzuar shpellat e saj të shumta, të cilat ofrojnë një mjedis të sigurt për ruajtjen e të dhënave, për të zhvilluar një ekonomi digjitale dhe është shfaqur si zona e parë kombëtare pilot e të dhënave të mëdha në vend. (Irma)

CFP

CFP