CFP
Ministria kineze e Financave bëri thirrje për të shtuar përpjekjet për të zbatuar plotësisht politikat fiskale dhe tatimore për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të nxitur zhvillimin e tyre me cilësi të lartë, shkruan “Xinhua”.
Ministria theksoi zbatimin e politikave të uljes së taksave dhe tarifave për të ulur barrën tatimore për sipërmarrjet e vogla dhe mikro.
Në një qarkore të ministrisë bëhet e ditur se do të ketë tolerancë zero për sjelljet e paligjshme.
Në dokument theksohet gjithashtu koordinimi i politikave fiskale dhe financiare për të siguruar kërkesën për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Po ashtu, kërkohet zbatimi i politikave mbështetëse si prokurimi qeveritar dhe stabilizimi i punësimit për të përshpejtuar zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve.
CFP
Qarkorja inkurajoi gjithashtu qeveritë vendore të zhvillojnë politika fiskale të synuara për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të forcojnë lidhjet e tyre të dobëta. (Irma)